Pendarovski: “Nëse Mali i Zi po negocion për shtatë vjet, çfarë t’ju them qytetarëve të mi”

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për televizionin shtetëror të Malit të Zi ka deklaruar se nuk është i kënaqur me ecurinë e vendeve të Ballkani Perëndimor drejt BE-së.

Marketing

Sipas tij, BE-ja duhet të jetë më agresive në lidhje me çështjen e zgjerimit të saj.

“Shpresoj se do të zhvillohet më shpejt. Cila është porosia për neve të cilët ende nuk kemi filluar me bisedime? Nëse Mali i Zi po negocion për shtatë vjet dhe ende nuk po sheh dritë në fund të tunelit, atëherë çfarë mund t’ju them qytetarëve të mi në Maqedoninë e Veriut, sa do të zgjasë kjo tek neve? 15,20 vite?”, thotë Pendarovski.

Marketing