Pendarovski ngushëllon Erdoganin për viktimat nga tërmeti në Turqi

Presidenti Stevo Pendarovski i shprehu ngushëllime presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe familjeve të të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi.

Marketing

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të vdekurve, Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe popullit turk në këto momente të vështira pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Më shumë se 300 njerëz humbën jetën në Siri dhe Turqi nga një tërmet i fortë pranë qytetit jugor të Turqisë, Gaziantep, herët në mëngjes. Numri i viktimave pritet të rritet.