Pendarovski: Nikolloski që nga mosha 20 vjeçe jeton në kurriz të shtetit apo partisë

Thirrjes së nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski për planet e ardhshme, sonte nga Negotina i është përgjigjur kandidati për president Stevo Pendarovski.

Marketing

“Në fillim të mandatit, në fushatën e mëparshme, para jush dhe para gjithë vendit kam thënë që pas përfundimit të mandatit nuk do të përdor privilegjet që më takojnë me ligj. Megjithatë, është interesante që ai person e parashtron pyetjen. Ai burrë, nuk e di kush e njeh e kush jo, që nga mosha 20 vjeçe e financon ose partia ose shteti. Pra ai ka qenë në djepin e shtetit dhe partisë që kur ishte në Unionin e Forcave të Reja. Ai kurrë nuk ka punuar dhe fituar asgjë në jetën e tij. Unë kam një profesion para se të bëhem president, kur të më mbarojë mandati do t’i rikthehem atij profesioni. Por këtë vendim do ta marr në vitin 2029”, tha Pendarovski nga Negotina.

Pendarovski u bëri thirrje të pranishmëve më 24 prill që të rrethojnë numrin një në fletëvotim.