Pendarovski: Nuk ka paralajmërim zyrtar se do të na bllokojë Bullgaria

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka thënë se për momentin nuk ka ndonjë paralajmërim zyrtar nga asnjë faktor relevant në Bullgari, se ata do ta bllokojnë Maqedoninë në mes të këtij muaji kur vendoset për datë për Maqedoninë.

Marketing

“Si Bullgaria ashtu ndoshta edhe Greqia në implementimin e Marrëveshjes së Prespës do të sillet gjatë bisedimeve, që zgjasin me vite e vite, do të shohim në vijim. Ky është një proces i gjatë për fat të keq. Cili shtet si do të sillet, përfshirë edhe fqinjët tanë do të shohim, por përsëris se kjo është për periudhën që pason, për vitin 2020, kur të nisim bisedimet, shpresojmë nga fillimi i 2020-tës e andej”, ka thënë Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë vlerëson se do të mund t’i përgjigjet kornizës, pasi që të shihet se çfarë përgatit pala bullgare dhe atëherë të flitet pozicion në negociata.

Marketing