Vendi ka agjendë të qartë për integrimin e vendit në BE, por mungon konsensusi nacional për ndryshimet kushtetuese, vlerëson presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Në debatin e organizuar nga këshilli i ambasadorëve, kreu i shtetit tha se mbështetja për integrim tek maqedonasit është në rënie.
“Ne për momentin nuk kemi konsensus nacional që të vazhdojmë drejt BE-së. Obligimi i parë në këtë drejtim është ndryshimi i kushtetutës. Çfarë është kontestuese, si do ta rrënonim shtetin maqedonas nëse vendosim edhe bullgarët, kroatët, malazezët? Nuk shoh kurrfarë hapësire manovruese që mund të ndihmojë. Qëndrimet janë të atilla që keni deklarata të verifikuara në noter se as në ëndërr nuk do të nënshkruajnë ndryshim të kushtetutës.”, – deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.