Pendarovski: Pas zgjedhjeve të kërkojmë llogari nga milionerët me pagë shtetërore

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se me vite jemi duke u përballur me rezistencë nga më shumë anët në çdo përpjekje për reforma thelbësore në sistemin e drejtësisë dhe si arsye për këtë ai theksoi lidhja mes pjesëve të komunitetit politik dhe atij të biznesit me disa nga gjyqtarët dhe prokurorët që në dekadat e kaluara krijuan një atmosferë në të cilën kemi zhvilluar korrupsion endemik që kërcënon vitalitetin e shtetit.

Marketing

“Fatkeqësisht, të krijohet përshtypja se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë luftëtarë më të zellshëm kundër korrupsionit në vendin tonë sesa institucionet tona. Megjithatë, sanksionet e huaja nuk janë të mjaftueshme, jo vetëm sepse ato nuk pasohen nga sanksionet e brendshme. Domethënë, jemi duke u përballur me një problem shumë më të thellë, sepse korrupsioni ndërkohë është bërë mënyrë jetese për shumëkënd, ose siç e ka cilësuar një ambasador i huaj së fundmi, është çështje e mentalitetit të njerëzve që duhet ndryshuar”, theksoi presidenti. Pendarovski.

Ai theksoi se proceset e korrupsionit të lartë janë jashtëzakonisht të ngadalta dhe të pasigurta, dhe ato pak procese gjyqësore të përfunduara me sukses janë të kufizuara në një periudhë të caktuar kohore, ndërkohë që pothuajse gjithmonë mungon vazhdimësia në veprimet e shtetit, sidomos pas ndryshimeve të qeverisë në nivel qendror apo lokal.

“Këtu dua t’i them parlamentit të ardhshëm atë që kam propozuar disa herë publikisht: menjëherë pas zgjedhjeve të bëjmë një spastrim edhe të gjyqtarëve edhe të prokurorëve, por, së pari, ndaj neve – politikanëve. Dhe për të gjithë, për të cilët nuk ka shpjegim logjik se si është bërë milioner me pagë shtetërore, jo vetëm dorëheqje, por menjëherë duhet të vijojë procedura penale”, tha presidenti Pendarovski në fjalimin e tij para të zgjedhurve të popullit.

Marketing