Pendarovski: Pasiguria juridike, shkas për emigrim

Mosfunskionimi i shtetit ligjor dhe mosbesimi në institucione është një ndër arsyet kryesore që qytetarët po braktisin vendin, konstaton presidenti, Stevo Pendarovski.
“Jemi dëshmitarë se mungesa e sigurisë juridike dhe ndjenja se përkatësia partiake dhe etnike janë më të rëndësishme se dituria dhe shkathtësitë që keni janë arsyet kryesore për migrimin e të rinjve, krahas tyre migrojnë edhe persona të cilët janë etabluar mirë në shoqëri, me karrierë dhe standard jetësor solid për kushtet tona. Për to dhe për gjithë të tjerët, shteti juridik funksional është çështje e cilësisë së jetesës. Në këtë drejtim, jo rastësisht, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar janë vlerat fondamentale në proces të integrimit në BE.”,- u shpreh kryetari i RMV-së, Stevo Pendarovski.