Pendarovski për ambasadorët: I di emrat, 90 për qind janë diplomatë karriere

Presidenti, Stevo Pendarovski ndonëse akoma nuk e ka pranuar listën me 19 kandidatët për ambasadorë, të aprovuar dje në Qeveri, tha se i di emrat dhe se mbi 90% e kandidatëve janë diplomatë karriere. Gjithsesi, Pendarovski tha se nuk dihet se sa prej këtyre kandidatëve do të dërgohen në shtetet pranuese, për shkak se procesi do të pezullohet prej ditës që do të shpërbëhet Kuvendi e deri sa të formohet Qeveria e re pas zgjedhjeve.

Marketing

“Afrohen zgjedhjet, më 3 janar vjen Qeveria teknike. Megjithatë datë shumë e rëndësishme është data e shpërbërjes së Kuvendit, që mendoj se do të jetë më 11 o 12 shkurt. Pas kësaj date nuk mund as të punësoni, as të avanconi cilindo zyrtar në administratën shtetërore e jo më të dërgoni ambasadorë. Pra është një përcaktues kohor. Çfarë do të përfundojë deri në atë moment, do të përfundojë, kush do të shkojë, do të shkojë”, theksoi Pendarovski.