Ballina Lajme Maqedoni Pendarovski: Provokimet bullgare pengojnë integrimin

Pendarovski: Provokimet bullgare pengojnë integrimin

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, kërkon që të mos ngarkohet procesi integrues i vendit me sulme dhe provokime ndaj identitetit maqedonas nga fqinji lindor. Thotë se situata mund të ndikojë në proceset e brendshme politike, sidomos në vendimet që duhet të merren në raport me BE-në.

Marketing

“Ndryshimet kushtetuese duhet së shpejti të jenë në agjendën e brendshme dhe në këtë kontekst na duhet atmosferë në të cilën të gjitha forcat evropiane do të mund të bashkohen dhe të tregojnë rezultat. Ky proces nuk do të jetë i lehtë dhe secili provokim i mëtutjeshëm apo sulm mbi identitetin tonë vetëm çka do ta rëndojë procesin edhe më tepër. Me fjalë të tjera, nevojitet ambient stabil dhe parashikim i rrugës evropiane. Nuk mund të harrojmë atë se integrimet evropiane për ne nuk nënkuptojnë vetëm fqinjësi të mirë, por edhe progres ekonomik, reforma serioze dhe reale dhe jo luftë retorike kundër korrupsionit të lartë.”, – theksoi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Exit mobile version