Ballina Lajme Maqedoni Pendarovski-Riker: Përforcimi i partneritetit strategjik, interes i të dyja vendeve

Pendarovski-Riker: Përforcimi i partneritetit strategjik, interes i të dyja vendeve

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Villa Biljana në Ohër e priti Filip Riker, ushtrues i detyrës së ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, me ç’rast u diskutua për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për avancimin e marrëdhënieve me SHBA-në për integrimin në BE, si dhe për gjendjet aktuale në rajon.

Marketing

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, bashkëbiseduesit I konfirmuan marrëdhëniet partnere midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, bashkëpunimin dhe aleancën e shkëlqyeshme në kuadër të Aleancës së NATO-s, si dhe gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat tjera.

Presidenti Pendarovski, thuhet në kumtesë, theksoi se Maqedonia e Veriut edhe më tej mbetet e përkushtuar në proceset e reformave, ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe merr pjesë aktive në të gjitha iniciativat që synojnë promovimin e bashkëpunimit rajonal.

“SHBA-ja është aleati ynë për një kohë të gjatë dhe mbështetësi parimor i reformave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit, administratës publike. Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e partneritetit strategjik dhe inkurajimin e marrëdhënieve miqësore edhe më të thella midis dy vendeve”, theksoi në takim presidenti Pendarovski.

Presidenti theksoi se anëtarësimi në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe se Bashkimi duhet të gjejë një mënyrë për të vlerësuar atë që është bërë deri më tani dhe për të mundësuar zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.

“Çdo vonesë e mëtejshme në fillimin e negociatave rrit euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vend,” shtoi presidenti Pendarovski në takim me Riker.

Marketing
Exit mobile version