Ballina Lajme Maqedoni Pendarovski: Samiti i dhjetotrit, s’do ketë lajm pozitiv për ne

Pendarovski: Samiti i dhjetotrit, s’do ketë lajm pozitiv për ne

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i pashpresë për vendim pozitiv në samitin e dhjetorit të Këshillit Evropian, që rrjedhimisht nënkupton hapjen e bisedimeve reale me Unionin. Nuk kemi pse të presim vendim pozitiv kur nuk e kemi plotësuar kushtin e ndryshimeve kushtetuese që përfshihet në kornizën negociuese, thotë Pendarovski, i cili fajin ia adreson bllokut opozitar.

Marketing

“Rezultati i samitit të dhjetorit është i qartë se si do të jetë, për faktin se parakushtin e kemi në kornizën negociuese, të cilin nuk mund ta plotësojmë, dhe kjo shihet. Këtë e kam thënë qysh para një vitit e gjysmë, sepse realitetet politike në shtet janë të tilla. Për fat të keq për shkak të qëndrimin kokëfortë të opozitës nuk u ndryshua asgjë në atë drejtim dhe dihet se në samitin e dhjetorit nuk do të ketë vendim pozitiv për ne, në kuptimin e përcaktimit të kohës për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me të cilën do të mund të vazhdonim me bisedimet.”, tha president i shtetit, Stevo Pendarovski.

Marketing
Exit mobile version