Pendarovski: Shqiptarët meritojnë gjitha të drejtat

Kandidati i shumicës parlamentare, Stevo Pendarovski në një intervistë për Agjencinë shtetërore MIA, ka theksuar se duke iu dhënë më shumë të drejta qytetarëve mundet vetëm të përfitosh.

Marketing

Sipas tij, nëse iu marrim të drejtat që më herët i kanë pasur, mund të krijojmë vetëm konflikte dhe zënka në vend.

“Nuk mendoj se është i domosdoshëm regjistrimi i popullësisë, nga aspekti i atyre që e kërkojnë zëshëm, disa nga politikanët. Sipas meje, ajo është një tezë nebuloze të shihet nëse shqiptarët janë me të vërtetë 20 për qind, dhe a iu takojnë gjitha të drejtat që iu kemi dhënë, ndërsa ata thonë se iu janë dhënë sipas marrëveshjes kornizë.

Në pyetjen në një tribunë se nëse shqiptarët nesër në ndonjë regjistrim të ardhshëm dalin se janë nën 20 përqind, a duhet të iu merren të drejtat, ju thash se në demokraci vetëm krijohen të drejta për të gjithë, nuk iu merren. Nuk mendoj se shqiptarët janë nën 20 për qind, njejtë siç di se maqedonasit nuk janë 64 për qind sipas atij nënshkrimi që kemi pasur më herët.”, është shprehur Pendarovski.