Pendarovski: Të dënohen organizatorët e pritjes së Kurtit në Tetovë dhe Çair

Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski tha se organizatorët e pritjes së kryeministrit të Kosovës në Tetovë dhe Çair duhet të dënohen, sepse ishte një promovim i idesë shoviniste që ndez urrejtje dhe provokim nacionalisht sipas Pendarovskit.

Marketing

Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha përfaqëson ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë, si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik” – thuhet në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

”Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në atë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara, nënvizoi Pendarovski në reagim.

Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit, sipas reagimit të Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet.

“Në këtë kuptim, pres që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë me rastin e marrjes së vendimit, ku duhet të përfshihen edhe votat e komuniteteve që nuk janë shumicë në atë komunë”, thuhet në reagimin e Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.