Pension apo largim si hakmarrje politike? Mjekut nga Kërçova i ndërpritet kontrata e punës

Shukri Sejdinit, të vetmit specialist në Kërçovë për stomatologji pediatrie deri në moshën 14 vjeçe, i është ndërprerë kontrata e punës. Atij i duhen edhe 15 muaj për t’i mbushur 67 vjeç, dhe ligji ia garanton të punojë deri në këtë moshë nëse dëshiron, kërkesë të cilën thotë se e ka bërë dhe e ka marrë miratimin nga Ministrat paraprak, por tani nuk po e merr dot nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë. Krejt kjo, sipas tij po ndodh për hakmarrje politike, pasi ai është babai i këshilltarit Abdualla Sejdinit të ASH-së krahu i Ziadin Selës.

Marketing

“Të njëjtën kërkesë drejtori i tanishëm në Shtëpinë e Shëndetit ma ka refuzuar këtë kërkesë dhe ma ka ndërprerë marrëdhënien e punës me arsyetimin se institucioni shëndetësor nuk ka nevojë për një specialist të tillë dhe nuk rrezikohet institucioni që është në kundërshtim me atë se spitali ka vetëm dy specialistë, unë dhe një kolege. Kjo duket qartë se është me qëllim politikë edhe hakmarrës, me anë të triumfalizimit të drejtorit nëpër postime të ndryshme si dhe me fjalët e tij që më ka drejtuar mua bisedo me Taravarin për ta vazhduar marrëdhënien e punës”, tha Shukri Sejdini.

Po drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, Genc Selmani, i tha TV21 tha kjo nuk ka të bëjë me hakmarrje politike, por se mjeku në fjalë del në pension. Për rastin në fjalë tha se do të prononcohet më gjerësisht pas festave të fundvitit.

“Personi në fjalë ka pasur kontratë nga Ministrat paraprak deri më 31.12.2024 dhe ne nuk e largojmë nga puna por mjeku në fjalë shkon në pension. Kjo aspak nuk ka të bëjë me politikë ose hakmarrje politike, gjithçka është sipas rregullave dhe ligjit”, deklaroi Genc Selmani.

Ajo që ngjalli reagime dhe bëri që të duket si hakmarrje politike ishte statusi i drejtorit Selmani në Facebook ku shkruan se “opozita është për burra, nuk ka nevojë për vajtim”, madje në këtë status Ministri Taravari i ka bërë një emoi me përqafim.

Me nenin 204, alineja 1, parashihet që mjekët kanë të drejtë absolute me anë të një kërkese për ta vazhduar punën e tyre deri në moshën 67 vjeçare me dëshirën e tyre, sidomos në spitalet ku ka deficit të kuadrit mjekësor.

Marketing