Pensionistët e Maqedonisë me më së shumti paqartësi për kthimin e TVSh-së

Dy ditë pas vendosjes së masës “Kthimi i TVSh-së”, para sporteleve të Drejtorisë për të Hyra Publike qytetarët e interesuar informoheshin dhe kërkonin përgjigje për paqartësitë gjatë skenimit të llogarive fiskale.

Marketing

Nga DHP thonë se në sportele më shumtë janë pensionistë të cilët nuk janë regjistruar për tatim e-personal. Ju bënë thirrje edhe atyre që nuk posedojnë telefona të mençur që t’i përdorin kiesqet speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga DHP theksojnë se aplikacioni punon pa ndalë dhe se nuk është vërejtur asnjë problem deri tash.

Drejtoria e të Hyrave Publike shtojnë se aplikacioni është i sigurt duke i demantuar akuzat se mund të shkelet siguria e të dhënave personale.

Marketing