Pensionistët që marrin vetëm pension nuk duhet të regjistrohen tatim personal

Deri në vitin 2024, shtyhet obligimi që pensionistët të bëjnë regjistrimin online për tatimin personal, nëse të ardhurat e tyre janë vetëm nga fondi i sigurimit pensional dhe invalidor. Kjo është paraparë me ligjin e ri për të ardhurat personale, që u prezantua sot nga Drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska.

Marketing

Sipas të dhënave të Zyrës së të Ardhurave Publike detyrim për të deklaruar tatimin personal, kanë vetëm 45.000 pensionistë, të cilët kanë raportuar të ardhura shtesë deri tani.

Përndryshe, 300 mijë qytetarë janë regjistruar deri më sot përmes e-regjistrimit, ose një e treta, që do të thotë, kanë ngelur edhe 600.000 qytetarë për të përfunduar këtë detyrim.

Marketing