Pep Guardiola vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Me fitoren e radhës kundër Real Madrid, Pep Guardiola ka vendosur rekord të ri në Ligën e Kampionëve.

Ish trajneri i Barcelonës, Guardiola, i cili sonte me Manchester City eliminoi Real Madridin e Zinedine Zidane, ka vendosur një rekord fenomenal.

Marketing

Guardiola ka regjistruar fitoren numër 29 në fazën e kualifikueseve në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Kjo shifër qëndron tashmë si rekord për ndonjë trajner në historinë e Ligës së Kampionëve.

Mbetet të shihet se larg do të mbërrij Pep Guardiola këtë sezon me ‘Citizens’.

Marketing