Ballina Aktuale Për 24 orë mblidhen paratë për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteiner

Për 24 orë mblidhen paratë për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteiner

Për më pak se 24 orë janë mbledhur paratë për të paguar dënimin e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit.

Marketing

Në inciativën e nisur nga Rilind Reka dhe Drin Zatriqi mbrëmë sonte ka përfunduar donacioni ku janë tubuar 25 274 dollarë.

Iniciatori i këtij fondi, që më shumë shihet si një solidarizim me dy lojtarët kosovar dhe më zviceranin, Rilind Reka ka bërë thirrje që të ndalen donacionet.

Tani pritet që Federata e Futbollit të Zvicrës të jep një përgjigje se a do ta pranojë këtë donacion apo ai do të kalojë në adresa të tjera, të atyre që kanë nevojë për të, ashtu sikurse kishin premtuar organizatorët e këtij fondi që në fillim të inciativës së tyre.

Marketing
Exit mobile version