Ballina Lajme Maqedoni Për 24 orë regjistrohen dy raste të hedhjes së paligjshme të mbetjeve...

Për 24 orë regjistrohen dy raste të hedhjes së paligjshme të mbetjeve mjekësore(Foto)

Gjatë natës që kaloi dhe ditës së sotme, ekipet e NP ,,Higjiena Komunale”-Shkup rregjistruan dy raste të hedhjes së paligjshme të mbetjeve mjekësore në kontejnerët e vendosur në bulevardin Maqedonia (bulevardi i mëparshëm Jugor).
Eko – patrulla, në koordinim me kujdesëtarët komunal të Qytetit të Shkupit dhe Inspektoratin Shtetror sanitar i larguan enët, të cilat u pastruan tërësisht dhe u dezinfektuan.
NP ,,Higjiena komunale” – Shkup apelon deri te subjektet juridike të cilat në kuadër të veprimatrisë së tyre krijojnë mbetje mjekësore, të njëjtën mos ta hedhin në enët e vendosura në sipërfaqet publike sepse në këtë mënyrë e rrezikojnë shëndetin e të punësuarëve në Ndërmarrje dhe kontaminojnë mjedisin e përafërt.

Marketing

Marketing
Exit mobile version