Për 24 orë, vetëm 3 pacientë janë shtruar në covid qendrën në Shkup

epa08740245 An ambulance carrying patient infected with COVID-19, arrives to the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, Republic of North Macedonia, 13 October 2020. The number of newly infected COVID-19 patients in North Macedonia has been on the rise in the past ten days. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshimtë me koronavirus të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin është 249 dhe ka 538 shtretër të lirë spitalor, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në Shkup janë hospitalizuar tre pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga Kovid-19. Gjithsej 100 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, ndërsa 148 në pjesën tjetër të vendit.

Në 24 orët e fundit, në Institutin për TBC nuk ka pasur pranime.

Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur dy pranime të pacientëve dhe një është pranuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 32 pacientë të shëruar.

Në qendrën për kovid në Institutin për TBC trajtohen 17 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 35 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile qëndrojnë 48 pacientë.

Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

“Numri i pranimeve në ditët e fundit zvogëlohet dhe në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 90 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende plotësuese. Të gjitha repartet infektive kanë mbështetje të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në spitalet në mbarë vendin është paraqitur se mjekohen gjithsej 149 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirusin.

Sipas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 17 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 17 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë janë pesë pacientë, në Veles trajtohen 12 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 30 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në qendrën për kovid në Ohër janë hospitalizuar 24 pacientë, në Prilep nëntë, në qendrën për kovid në Gostivar një, ndërsa në Strugë 10 të sëmurë.

Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 13 pacientë, në Koçan tre në Kërçovë shtatë, në Kavadar tre, ndërsa në Gjevgjeli nuk ka të hospitalizuar, raste pozitive dhe të dyshima me Kovid-19.

“Duke e marrë parasysh se shifrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimeve të bëra të pacientëve. Për shkak të numrit të zvogëluar të të sëmurëve, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve të destinuara për pacientët me kovid. Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me të cilën do të lirohen shtretër plotësues”, thonë nga Ministria.

Prej atje potencojnë se të gjitha repartet e klinikave spitalore disponojnë me vende spitalore te të cilat ka mbështetje të oksigjenit.