Ballina Aktuale Për 50 euro ryshfet dy polic përfundojnë në burg

Për 50 euro ryshfet dy polic përfundojnë në burg

Dy policë që kanë marr ryshfet 50 euro nga disa serb për të mos i dënuar, përfunduan në paraburgim.

Marketing

Kontrolli i brendshëm i SPB Veles ka ngritur një padi penale kundër dy policëve nga Demir Kapia, të moshës 22 dhe 27 vjeçare për shkak të kryerjes së veprës penale pranimit të ryshfetit.

Ata e kanë ndaluar një veturë të shtetasit serb dhe i kanë kërkuar 50 euro për të mos i dënuar.

Rasti është paraqitur në stacionin policor. Gjykatësi me procedurë paraprake i caktoi 30 ditë paraburgim.

Marketing
Exit mobile version