Për çmime më të ulëta, operatorin mobil do ta ndërronin mbi 60 për qind e qytetarëve

Nëse u ofrohen çmime më të ulëta për biseda në telefoninë mobile, 61,2 për qind e të anketuarve të përfshirë me anketën e fundit të Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) do ta ndërronin operatorin mobil, 43,6 për qind atë do ta bënin për çmime më të ulëta të SMS/MMS dhe data të dhënave, ndërsa 37,3 për qind për internet më të lirë mobil.

Marketing

Interneti më i shpejtë mobil, aparatet më bashkëkohore telefonike dhe kujdesi më i mirë për shfrytëzuesit do të ishin shkaqet për ndërrim të operatorit për 24,6 për qind, ndërsa cilësia më e mirë e shërbimeve folëse 22,8 për qind.
Anketa është mbajtur prej 27 shtatorit deri më 12 tetor të vitit të kaluar në territorin e shtetit në ekzemplar reprezentues të rastit nga 110 shfrytëzues të anketuar të ndonjërit prej shërbimeve komunikuese: telefoni fikse, telefoni mobile, internet dhe televizion.

Në anketë, 60,8 për qind janë deklaruar se do ta ndërronin operatorin mobil nëse i tanishmi e rritë çmimin e shërbimeve për 10 për qind.

Përqindja e shfrytëzuesve të internetit përmes telefonit mobil është në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2018 ka arritur 67,8 për qind. Pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të internetit përmes telefonit mobil (96,1 për qind) përdorin aplikacione për komunikim mes të cilave më të përdorura janë Viber (98,8 për qind) dhe Fejsbuk mesenxher (87 për qind).

Mbi gjysma (55,1 për qind) e personave që nuk përdorin internet përmes telefonit mobil kanë cekur se nuk kanë nevojë për këtë shërbim, 33,8 për qind thanë se modeli i telefonit mobil nuk ua lejon atë, ndërsa 25,1 për qind nuk dinë si ta përdorin, ndërsa për 26,5 për qind shkak janë çmimet tejet të larta.

Numri i shfrytëzuesve të telefonisë mobile vazhdimisht shënon rritje edhe në vitin 2018 paraqet 96,8 për qind. Për 60 për qind të të anketuarve, operator është VIP.ONE, përderisa Telekomi i Maqedonisë për 39 për qind. Lajkamobajl ka pjesëmarrje minimale në treg, 1 për qind. Numri i shfrytëzuesve postpejd të telefonisë mobile vazhdimisht po rritet.

Telefonat e mençur edhe më tej me dinamikë të madhe po i zëvendësojnë telefonat e zakonshëm mobil. Në vitin 2018 tashmë 81 për qind e shfrytëzuesve të telefonisë mobile posedojnë telefon të mençur.

Në tre vitet e fundit vërehet stagnim i numrit të amvisërive të cilat posedojnë telefoni fikse megjithatë shfrytëzimi i këtij shërbimi nga persona të cilët e posedojnë këtë shërbim vazhdimisht po ulet përkatësisht pothuajse gjysma e të anketuarve që posedojnë linjë fikse nuk e shfrytëzojnë për thirrje drejt rrjeteve fikse dhe atyre mobile.