Për dy ditë do të dihet se Gruevski a do të përfundojë në Idrizovë

Deri në fund të javës apo në fillim të javës së ardhshme do të dihet se ish-kryeministri Nikolla Gruevski a do të përfundojë në burgun e Idrizovës, apo do të pranohet ankesa e tij për shtyerjen e dënimit. Kërkesa po qëndron në Gjykatën Penale dhe në dorë të një gjykatësi për kryerjen e sanksioneve, ku për një afat prej tre ditëe duhet të deklarohet.

Marketing

Nëse sërish do ti refuzohet ankesa, ai ka të drejtë të ankohet deri tek Këshilli Penal, që vendos në shkallën e dytë. Arsyet e Gruevski janë se ai thirret në atë se ka detyrime si deputet për shkak të proceseve aktuale, por edhe për doktoraturën që duhet ta mbrojë. Ish-kryeministri kërkon shtyerjen edhe në Gjykatën Supreme.

Megjithatë nëse gjithcka nuk merret parasysh, Gruevski deri më 8 nëntor duhet të shkojë në burgun e Idrizovës, ku duhet të vuajë dënimin prej 2 viteve burg për rastin “Tanku” që ka të bëjë me blerjen e një Mercedesi luksoz me vlerë prej 600 mijë euro, gjithë kjo me urdhër të ish-kryeministrit.

Marketing