Për gjysmë dite sanksionohen 144 shoferë në Çair

Gjatë ditës së sotme, prej orës 10.00 deri në orën 16:00, policia ka kryer aksione të përforcuara në rajonin e komunës së Çairit.

Marketing

Gjatë kontrollit janë dënuar 144 shoferë, mes tyre për vozitje të shpejtë 41, pa leje kanë vozitur 28 persona, ndërsa 13 kanë shfrytëzuar telefonin celular. Pesë prej tyre kanë vozitur me leje të skaduar të patentë shoferit.

Nga MPB thonë se kontrollet do të vazhdojnë, ndërsa apelojnë që të respektohen rregullat e komunikacionit dhe sinjalizimet.

Marketing