Për herë të në Maqedoni, Dr ILIR HASANI realizon operacion për frakturat e shtyllës kurrizore

Muaji korrik do të shënohet në analet e Traumatologjisë dhe Ortopedisë së Republikës së Maqedonisë së veriut. Mjeku shqiptar traumatologu më i njohur në vend dr. Ilir Hasani sjell risinë e radhës, duke realizuar një operacion që deri më tani nuk është realizuar në RMV.

Marketing

Bëhet fjalë për vendosjen e vidhës traspedikulare në kurrizin lumbal në mënyrë perkutane. Ky operiacion, që realizohet pa prerje klasike, ju vjen në ndihmë pacientëve të cilët kanë fraktura dhe patologji tjera të shtyllës kurrizore.

“Është një sublimim i edukimit specifik, instrumentariumit dhe inplanteve të veçanta, kushteve, dijes dhe guximit për të sjellur edhe një metodë të re, që do të mbetet trashëgim i gjeneratave të ardhëshme. Pacientët tash e tutje do e kenë edhe një mundësi që të operohen pa prerje klasike, por vetëm me disa vrima përmes të cilave do të mund të vendoset sistemi posterior për stabilizimin e kurrizit torako-lumbal. Kjo paraqet një metodë bashkëkohore, me çfarë tentojmë të jemi në hap me mjeksinë moderne”, thotë dr. Hasani.