Ballina Lajme Botë Për herë të parë një shqiptare kandidon për deputete në Itali, ja...

Për herë të parë një shqiptare kandidon për deputete në Itali, ja kush është

Për herë të parë një shqiptare kandidon për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian në zgjedhjet parlamentare të 25 shtatorit.

Marketing

Bëhet fjalë për Anita Likmetën, sipërmarrëse e re me origjinë nga Shqipëria dhe shtetësi italiane.

Likmeta është ndër kandidatët kryesorë, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila u krijua nga Bruno Tabaçi, me mbështetjen e ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Kandidimi i Anita Likmetës është një ngjarje historike për komunitetin shqiptar në Itali, i cili më në fund do të ketë përfaqësimin e tij institucional në Parlamentin italian për herë të parë.

Exit mobile version