Për herë të parë pas 44 vjetësh: Ndërpritet tradita e pabesueshme në finalet e Botërorit
Një traditë e jashtëzakonshme, e lidhur me finalet e Kampionateve Botërore të futbollit, është ndërprerë pas 44 vjetësh.
Nga viti 1982 deri në vitin 2026, në çdo finale të Botërorit ka pasur në fushë të paktën nga një futbollist të Interit dhe Bayern Munichut.
Kjo traditë mund të vazhdonte edhe në këtë Kampionat Botëror, por për këtë nevojitej që Franca të kualifikohej në finale.
Megjithatë, “Gjelat” u mposhtën nga Spanja, duke bërë që kjo seri e pabesueshme të ndërpritej.
“Furia e Kuqe” nuk ka në përbërje asnjë futbollist që luan për Interin ose Bayern Munichun. Finalisti tjetër, Argjentina, e ka Lautaro Martinezin, i cili mban fanellën e kampionit italian, Interit.
Kujtojmë se finalja e madhe e Kampionatit Botëror 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës është caktuar të zhvillohet sonte (e diel), në orën 21:00.
Ndeshja për vendin e tretë ndërmjet Francës dhe Anglisë e fitoi Anglia me rezultat 6-4. / Aktuale.mk
