Për herë të parë pas mbi 200 vitesh, kaos dhe anarki, çfarë po ndodh në SHBA (VIDEO)

Amerika po përballet me imazhe të paprecedenta. Si asnjëherë më parë në historinë e SHBA-së, Kongresi u sulmua ditën e sotme në momentin që ishte mbledhur për të certifikuar votimin e Kolegjit Zgjedhor që i jep dritën jeshile Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Marketing

Mbështetësit e Donald Trump u futën brenda Kongresit duke e kthyer gjithçka në kaos, pasi institucioni u sulmua nga protestuesit. Mediat amerikane shkruajnë se një gjë e tillë, sulmi kundër një institucioni nuk është parë në SHBA që kur britanikët dogjën Kapitolin pas betejës së Bladensburgut më 24 gusht 1814, pra mbi 200 vite më parë

Marketing