Ballina Lajme Maqedoni Për miqtë e vërtetë dyert janë gjithmonë të hapura

Për miqtë e vërtetë dyert janë gjithmonë të hapura

Është kënaqësi dhe nder i posaçëm për mua të jem pjesë e këtij shoqërimi me miqë tanë të mrekullueshëm nga Amerika dhe Izraeli, të cilët kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut të prekin nga afër solidaritetin e njerëzve të këtushëm. Të ndjejnë ngrohtësinë e një dore shpëtimtare që dikur ishte zgjatur në drejtim të familjarve të tyre të rrezikuar…
Besoj që miqtë tanë do të largohen me përshtypjet më të mira, sepse madhështia e njeriut nuk matet sa ndërtesa të mëdha ndërton, por sa fytyra njerëzish i bën të buzëqeshin, atëherë kur e kanë më së vështiri.

Marketing

Duke zbatuar një kod të lashtë të solidaritetit njerëzor që bazohet në parimin njëri “për tjetrin”, njerëzit tanë dikur hapën shtëpitë dhe zemrat për të ofruar strehim, në kohën kur projektuesit e Holokaustit synonin shfarosjen e një populli të tërë. Por, siç e tregoi edhe koha, populli hebre jo vetëm që nuk u shfaros por ai u bë një Feniks gjikant që me flatrat e veta shpërndau shkathtësinë e mbijetesës dhe të reinkarnimit moral e njerëzor.

Këtë shoqërim tonin të sontëm e bën të veçant edhe prania e këngëtares Sara Aroeste e cila tash më ka krijuar identitetin e vet artistik e krijues në saje të kultivimit të muzikës Sefaede. Ajo është një mysafire shumë e dashur e Institutit tonë dhe ku ajo këndon gjithë bota e kupton se ne jemi duke kurorëzuar ndonjë punë të mirë.

Dhe nuk ka punë më të mirë se kur bashkohen njerëzit për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi, ashtu siç është edhe synimi i Departamantit për edukimin dhe hulumtimit të Holokaustit në kuadër të Instituit toni, i cili po shënon suksese edhe në saje të mikes dhe koleges Maja Susha e cila është udhëheqëse e këtij Departamenti.

Shoqërimit tone të sontëm i japin një shije të këndshme edhe ëmëblsirat tradicionale hebreje, të cilat janë përgatitur enkas për këtë takim , për çka urojmë që këto duar të arta që i kanë përgatitur këto ëmbëlsira të jenë gjithmonë në dispozicion të takimeve e shoqërimeve që ofrojnë dhe miqësojnë mes vete njerëzit.

Një histori e posaçme për shpëtimtarët dhe të mbijetuarit nga Maqedonia dhe Shqipëria, kësaj radhe vjen edhe përmes një ekpsozite, të cilën do të doja ta kuptojmë si mesazh se të ndihmosh tjetrin, duke sakrifikuar vetveten, është misioni më human por edhe më i vështirë njerëzimit,

Në emër të këtij misioni, ju ftoj të ndjeheni sonte si në shtëpinë tuaj dhe të na urdhëroni të jeni edhe në të ardhmen mysafir që nuk keni nevojë të troksini, sepse dyert për juve janë gjithmonë të hapura.

Shkup, 28 korrik 2022

Prof.dr. Skender ASANI – drejtor i ITSHKSH

Marketing
Exit mobile version