Ballina Lajme Maqedoni Për një ditë janë aplikuar mbi 12 mijë vaksina kundër koronavirusit

Për një ditë janë aplikuar mbi 12 mijë vaksina kundër koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 12.022 qytetarë, 4.179 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 733.226 persona.

Marketing

Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.280.332 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 547.105 qytetarë.

“Sipas statistikave të fundit, 53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërkaq 28% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Exit mobile version