Ballina Lajme Botë Për një vajzë, italiani therr me thikë një shqiptar

Për një vajzë, italiani therr me thikë një shqiptar

Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë nga një italian pas sherrit për një vajzë.

Marketing

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën Garibaldi të Certaldo.

Italiani 28-vjeç nga zona e Sienës qëlloi me thikë 35-vjeçarin shqiptar në sy të vajzës.

Ata ishin të ftuar të dy në festën që zhvillohej në shtëpinë e saj por në debat e sipër, janë përleshur me njëri tjetrin, duke shkuar deri në përdorimin e thikës.

Marketing
Exit mobile version