“Për pacientët solucion fiziologjik, për ‘apashët’ amnesti”kërkohet drejtësi për rastin e Onkologjisë

Protestuesit pasditen e sotme para ndërtesës së Qeverisë kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi për viktimat në rastin e dyshuar për keqpërdorime me ilaçet në Klinikën e Onkologjisë. Qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes për një protestë paqësore për, siç e quajnë ata, “vrasja në Onkologji”, përcjell KlanM.

Marketing

Kjo është protesta e dytë që po organizohet, pas publikimit të informacioneve se në vend të terapisë së duhur, pacientëve në Onkologji u është dhënë solucion fiziologjik e nga ana tjetër, barnat janë shitur në tregun e zi.

Siç raportohet, ekziston edhe një listë fiktive e të sëmurëve nga kanceri, për të arsyetuar barnat që sipas dyshimeve shiteshin në tregun e Kosovës dhe vendeve fqinje.

Prokuroria tashmë ka hapur hetimet dhe është në fazën e grumbullimit të provave.

Protesta e sonte nga ora 18:00 ka nisur para ndërtesës së Qeverisë, do të vazhdojë deri te sheshi Maqedonia dhe në fund do të përfundojë para ndërtesës së Prokurorisë