Ballina Lajme Botë Për pak sa nuk u bë muslimane: kush është snajperistja serbe e...

Për pak sa nuk u bë muslimane: kush është snajperistja serbe e frontit të Ukrainës

Mund të jetë një prej historive me kontraverse njerëzore, me kthesa të papritura, ku një vajzë kalon nga stacioni në stacion, me ndjesi krejt të ndryshme. Daniela Lazoviç, është një e re serbe e cila njihet si një snajperiste në frontin e Ukrainës, me emrin e luftës Bagira.

Marketing

Sipas Blic-it, vajza nga Gornji Milanovac, është në mesin e vullnetarëve serbë për të luftuar në anën e forcave pro-ruse, ku gratë snajperiste, në një kohë kanë qenë ndoshta faqja më e famshme në fushëbetejat e përgjakshme.

Jeta e kësaj vajze duket si një film dhe siç e përshkruan Blic, ajo nuk është aspak një shembull pozitiv i luftëtarëve heroikë siç ajo pretendon.

Blic ka marrë dëshmi nga familjarë të saj mbi trendin e çuditshëm të jetës, ku nga sporti kalon në luftë, duke bërë një ndalesë dhe tek feja, “rrezikuar” të bëhet muslimane, e përfunduar më pas në manastir si murgeshë.

“Daniela Lazoviç ishte një e re që merrej me hendboll, duke qenë shumë e suksesshme në këtë sport. Kjo, kur ajo jetonte në Gornji Milanovac. Më pas ajo u zhvendos në Golubac, pranë manastirit të Trumanit. Në një moment ajo donte të ndryshonte fenë e saj për t’u bërë një muslimane, megjithatë, hoqi dorë dhe të zgjodhi të futej në manastir. Nuk është e qartë se si i ka bërë gjithë këto kthesa, ndërkohë që ishte një e rritur”, tha një burim i afërt nga familja.

“Më pas nisi të shkonte shpesh në Beograd dhe askush nuk e dinte pse. Me sa duket kishte disa disa miq atje. Sapo braktisi jetën në manastir nisi të sillej krejt ndryshe. Nga Beogradi nisi të vizitonte shpesh Kosovën, dhe të gjitha këto nën një vello fshehtësie, derisa u bë e dyshimtë dhe për policinë”, thotë ky burim.

Së shpejti, për habinë e të gjithëve, u zbulua se merrej me trafik lëndësh narkotike, edhe duke qenë konsumuese. Kështu përfundoi në burg, dhe pas daljes që andej u zhduk duke ndërprerë të gjitha kontaktet me familjen dhe miqtë.

Kjo ndodhi në nëntor 2014, kur ajo u largua nga Serbia për një “jetë të re”…si snajperiste në Ukrainë.

“Ajo është në territorin e Ukrainës lindore. Atje është bashkuar me luftëtarë pro-rusë, duke u inkuadruar në një regjiment paraushtarak serb. Lazoviç mori pjesë në disa veprime të armatosura në zonën e Donbas, ku më pas u aftësua për përdorimin e snajperit”, tha bashkëbiseduesi.

Gjatë një interviste që ka dhënë për një agjenci lajmesh në Donetsk, snajperistja serbe ka thënë se është kundër anëtarësimit të Serbisë në BE, duke thënë se fushëbeteja e Ukrainës erdhi thjesht si një mirënjohje ndaj Rusisë dhe popullit të saj./tesheshi

Exit mobile version