Ballina Lajme Kosovë Për pesë ditë në Kosovë mbyllen 30 lokale të masazhave dhe “muzikës...

Për pesë ditë në Kosovë mbyllen 30 lokale të masazhave dhe “muzikës live”

30 lokale të masazheve dhe muzikës live janë mbyllur nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, në një aksion të zhvilluar bashkë edhe me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore të policisë, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga MINT.

Marketing

Po ashtu gjatë inspektimit në 90 operatorëve ekonomik, janë shqiptuar 50 gjoba.

Aksioni u zhvillua nga 3 deri më 8 qershor.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi”, thuhet në njoftim.

 

Exit mobile version