Ballina Lajme Maqedoni Për pesë vjet nga vendi janë larguar 300 mjekë shqiptar

Për pesë vjet nga vendi janë larguar 300 mjekë shqiptar

Një nga arsyet përse punonjësit shëndetësorë po largohen nga kujdesi shëndetësor publik i Maqedonisë, është stërngarkimi me punë administrative në vend të asaj profesionale për të cilën paguhen, thonë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni.

Marketing

Sipas Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë, në 5 vitet e fundit, më shumë se 300 mjekë shqiptarë janë larguar nga vendi, duke u larguar jo vetëm mjekët e rinj, por edhe ata në moshë, si dhe personeli tjetër mjekësor.

“Është e qartë se mungojnë mjekët. Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 70% e pacientëve trajtohen në spitalin shtetëror në Shkup. Ne do të parandalojmë migracionin nëse u japim njerëzve një punë dhe mundësi për t’u arsimuar, duhet të bëjmë diçka, disa ndryshime rreth arsimimit, kemi pasur 4 vjet specializim dhe 2 vjet subspecializim”, tha Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve.

Por tendenca e largimit të mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor është e pranishme në të gjithë Evropën, thonë shoqatat mjekësore. Por në vende si Maqedonia, largimi i mjekëve mund të jetë gjithashtu një arsye për mbylljen e disa reparteve./Alsat.mk

Exit mobile version