Ballina Lajme Maqedoni Për shkak të mënjanimit të defekteve nesër pa rrymë dhe ujë do...

Për shkak të mënjanimit të defekteve nesër pa rrymë dhe ujë do të jenë këto komuna të Shkupit

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës nesër pa rrymë elektrike do të mbeten konsumatorët në disa komuna të Shkupit Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe Butel, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Marketing

Sipas informacioneve nga EVN-ja, në periudhën prej orës 8 deri në orën 13 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Cërnogorska” në Komunën e Gjorçe Petrovit, prej orës 8:30 deri në orën 12 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës „1616“ në Komunën e Aerodromit, prej orës 8:30 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Kuçkovë në Komunën Gjorçe Petrov dhe prej orës 9:00 deri në orën 12 shfrytëzuesit e rrugës “Petar Manxhukov” në numrat 75 dhe 77 në Komunën e Butelit.

QMK bëri të ditur edhe se gjatë ditës së nesërme për shkak të mënjanimit të defektit në gypin e ujësjellësit në rrugën “Brigada maqedonase kosovare” nr.41 në komunën e Çairit, prej orës 8:30 e deri në përfundim të intervenimit, ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë shfrytëzuesit e kësaj rruge te dega 11, pastaj restoranti “Avanti”, Qendra Tregtare “Rental Point” dhe objektet në rrethinën e kazermës “Ilinden”.

Sipas njoftimit të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup për shkak të mënjanimit të një defekti në gypin e ujësjellësit, nesër prej orës 9, e deri në përfundim të aktiviteteve, pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Cico Popoviq” në Komunën Qendër. fc/

Exit mobile version