Për shkak të mjegullës zvogëlohet dukshmëria në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Për shkak të paraqitjes së mjegullës është zvogëluar dukshmëria në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit prej 20 deri në 30 metra, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e sontëm për gjendjen e rrugëve.

Marketing

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, vende-vende nëpër rrugë të lagështa.
Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, lugina të lumenjve, ku ka paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.