Ballina Aktuale Për shkak të protestave, do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit...

Për shkak të protestave, do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit në Shkup

Regjim i ndryshuar i trafikut është paralajmëruar për sot nga ora 13.30 në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, “Xhon Kenedi”, “Cvetan Dimov”, “Kërste Misirkov” dhe bulevardi “Goce Dellçev”.

Marketing

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se regjimi i posaçëm i qarkullimit është për shkak të protestës së paralajmëruar me fillim në orën 13.30 për rastin “Monstra”, ndërsa do të fillojë nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria dërgon apel deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policor.

Marketing
Exit mobile version