Ballina Lajme Botë Për të luftuar koronavirusin, Irani liron 54 mijë të burgosur

Për të luftuar koronavirusin, Irani liron 54 mijë të burgosur

Irani ka liruar përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur në përpjekjen për të luftuar përhapjen e sëmundjes së re të koronavirusit në burgjet e mbushura.

Marketing

Zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili u tha gazetarëve se të burgosurve u dha leje pas testimit negativ për Covid-19 dhe lirimin me kusht, njofton Klan Kosova.

Por ata që janë të dënuar me më shumë se pesë vjet nuk do të lihen të lirë.

Në mesin e tyre është edhe punëtoren e shoqates për bamirësi, iraniano-britaniken Nazanin Zaghari-Ratcliffe, mund të lirohet së shpejti, sipas një deputeti britanik.

Tulip Siddiq citoi ambasadorin iranian në Mbretërinë e Bashkuar të thoshte se Zaghari-Ratcliffe “mund të lirohet sot ose nesër”.

Përhapja e virusit Covid-19 në Iran ka lënë të vdekur së paku 77 persona në më pak se dy javë.

Marketing
Exit mobile version