Për tetë vjet, janë vrarë 70 gra

Në periudhën 2008-2016, në Maqedoni janë vrarë 70 gra, prej të cilave 51 raste kanë arsye për t’u kualifikuar si vrasje femicide, tha Elena Dimushevska, drejtoresha ekzekutive e Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare. Duke iu referuar analizës, Dimushevska theksoi se mbi 80 për qind e grave që janë vrarë në Maqedoni, janë vranë nga ana e partnerëve intimë, pa marrë parasysh në jetë martesore ose jashtë martesore.

Marketing

“Gratë vriten në shtëpitë e tyre, në shtëpitë ku ata duhet të jenë më të sigurta dhe vriten nga partnerët ose anëtarët e familjes, nga ata që duhet t’i mbrojnë”, u shpreh Dimushevska, duke shtuar se numri më i madh i vrasjeve janë kryer me armë, që kryesisht ishin të paligjshme. Në promovimin e publikimit u adresua edhe ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, i cili tha se ky promovim është hapi i parë për të marrë masa në të ardhmen për të zvogëluar dhe për të parandaluar raste të tilla të dhunës në familje.

“Është e qartë se duhet të arrihet në ndryshimet në Kodin Penal të cilat do të përcaktojnë krimin si çështje juridike penale në mënyrë që të lejojë institucionet për të vepruar, por shumë më e rëndësishme është si krijojmë një sistem të parandalimit”, theksoi Spasovski. Ndërkaq, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, tha se dhuna ndaj grave në Maqedoni nuk është çështje e një institucioni, por është çështje kombëtare dhe çështje e të gjithë qytetarëve. “Prandaj Qeveria e Maqedonisë në Kuvend menjëherë pas ardhjes së qeverisë e propozoi ratifikimin e Konventës së Stambollit, por nuk ratifikuam vetëm Konventën e Stambollit, por kemi bërë edhe një plan operativ për zbatimin e saj me hapa konkrete dhe masat për çdo institucion”, tha ministrja Carovska.

Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe përfaqësuesja e Programit për Zhvillim të OKB-së në Maqedoni, Louisa Vinton, tha se janë krenarë që kanë mundësuar mjete dhe vrull për zhvillim të këtij studimi. Femicidi identifikohet globalisht si shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme të femrave. Nën termin femicid zakonisht kuptohet vrasje me paramendim të gruas, por përkufizimet më të gjera përfshijnë të gjitha vrasjet e grave apo vajzave.

Marketing