Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se policia ka privuar nga liria 3 persona nga Prilepi që kanë përdhosur flamurin shqiptar.
“Tre persona, gjatë ditës së djeshme, respektivisht mbrëmë janë privuar nga liria në Prilep të cilët kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar. Njëri nga ata është i mitur, dy të tjerët janë të rritur. Kishte një incizim që iu dorëzua MPB-së ku flamuri shqiptar është në tokë dhe i njëjti shkelet më makinë dhe aty ka njerëz që ndihmojnë. Dmth ata tre persona që drejtpërdrejt marrin pjesë në ngjarje janë identifikuar, janë arrestuar dhe në bazë të urdhrit të prokurorit, do të pasojnë kallëzimet penale”, ka deklaruar Toshkovski.