Përfaqësuese të Komunës së Pejës vizituan Komunën e Çairit

Rreth 14 përfaqësuese të Komunës së Pejës sot vizituan Komunën e Çairit, ku edhe realizuan një takim me kryetarin e komunës Visar Ganiu, në fokusin e të cilit mbi të gjitha ishte pozita e gruas në shoqërinë tonë.

Marketing

Mysafireve nga Peja, sa për ilustrim se si duket përfaqësimi i gruas në Komunën e Çairit, kreu i Çairit Ganiu ua prezantoi faktin se nga 12 institucione edukativo-arsimore të Komunës sonë, 7 drejtohen nga gratë, 5 shkolla fillore dhe 2 kopshte.

Ai poashtu theksoi se në Komunën e Çairit funksionon edhe Zyra për të drejtat e grave që është hapur në bazë të aktvendimit të miratuar nga Këshilli i Komunës dhe kemi edhe koordinatoren për barazi gjinore.

Komuna e Çairit dhe Komuna e Pejës kanë miratuar aktvendim për binjakëzim, memorandumi ekziston dhe pritet vetëm nënshkrimi.