Edhe pse kikirikët janë të dendur me energji (me shumë kalori dhe yndyra) studimet tregojnë se kikirikët dhe gjalpi i tyre mund ta ulin kolesterolin dhe trigliceridet, pa shtuar peshë fare.
Gjithashtu ata ndihmojnë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Hulumtimet tregojnë se duke ngrënë gjalpë kikiriku apo vetëm kikirikë, mund të ndihmojë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë ditës, edhe pas ngrënies së një dreke me shumë karbohidrate.
Ju duhet të konsumoni kikirikë ose gjalpë kikiriku për të pasur një trup me më pak dhjamë edhe atëherë kur konsumoni më shumë kalori. Kikirikët ndihmojnë në humbjen e peshës dhe janë të mbushur me vlera ushqyese dhe yndyrë të mirë, konsiderohet si ushqim i përkryer për trurin, pra duke ndihmuar në përforcimin e memories, si dhe ofrojnë komponente unike bioaktive që veprojnë si antioksidantë dhe janë treguar si parandalues të sëmundjeve.