Ballina Lajme Botë Përfitonte para dhe makina,ekstradohet nga Zvicra super mashtruesi shqiptar

Përfitonte para dhe makina,ekstradohet nga Zvicra super mashtruesi shqiptar

Është ekstraduar nga Zvicra në drejtim të vendit tonë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Marketing

Mësohet se është bërë ekstradimi i shtetasit Avni Buci, 48 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur.

Policia e Shtetit informon se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.

Bëhet e ditur se Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.

“Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Zvicra drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët zviceranë, u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit:

Avni Buci, 48 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.

Shtetasi Avni Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë”,-njofton policia./Opinion.al

Exit mobile version