Përflitej se do të moderojë “BBVK5′ krah Alaudin Hamitit, ja e vërteta për Alba Vukajn
Në rrjetet sociale ditët e fundit ka qarkulluar një lajm se Alba Vukaj do t’i bashkohet Alaudin Hamitit në moderimin e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ky lajm nuk është i vërtetë. Alba Vukaj nuk do të jetë prezantuese e BBVK5 dhe emri i saj nuk është pjesë e çiftit të moderatorëve që pritet të drejtojë spektaklin.

Alba, e cila u bë e njohur për publikun nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP Kosova”, është rikthyer së fundmi në vëmendjen e publikut, çka duket se ka nxitur edhe aludimet për një rikthim të saj në format, kësaj here në rolin e prezantueses.
Ndërkohë, pas konfirmimit se Jonida Vokshi nuk do të jetë pjesë e edicionit të pestë, ende nuk është bërë publik zyrtarisht emri i personit që do t’i bashkohet Alaudin Hamitit në moderim.
Pra, Alba Vukaj nuk do të jetë prezantuese e BBVK5, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Kush do të jetë në krah të Alaudinit? Përgjigjja pritet të zbulohet nga produksioni në ditët në vijim.

