Përfundoi seanca e Komisionit kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri në të cilin ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski e prezantoi Raportin për masat dhe aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë MPB-ja lidhur me alarmet e rrejshme për mjete shpërthyese të vendosura, raporton MIA.
“Me kërkesën time si kryetar i Komisionit dhe me kërkesë të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE kemi shtruar në MPB të na dorëzojë informacion për të gjitha masat dhe aktivitetet të cilat MPB i ka ndërmarrë në pjesën e asaj që do të thotë sulme elektronike në objektet në rajonin e të gjithë shtetit. Nga ministri i Punëve të Brendshme të premten na është dorëzuar informacion i plotë dhe unë menjëherë e konvokova Komisionin i cili u mbajt sot. Nga ministri janë prezantuar në mënyrë të detajuar të gjitha masat dhe aktivitetet që MPB i ka ndërmarrë në pjesën e zbulimit dhe parandalimit të të gjitha këtyre sulmeve”, deklaroi kryetari i Komisionit Mile Talevski.
Ai thotë se informacioni që ka arritur nga MPB ka qenë i klasifikuar si sekret shtetëror.
“Më vjen keq që grupi i deputetëve të OBRM-PDUKMsë nuk ka marrë pjesë në punën e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri duke e pasur parasysh atë që edhe paraprakisht unë si kryetar i Komisionit kam pasur koordinim me deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe e harmonizuam dhe dakorduam terminin për mbajtjen e këtij Komisioni, por edhe për mua për arsye të paqarta e braktisën punën e Komisionit dhe nuk morën pjesë në të gjithë debatin gjegjësisht prezantimin e Raportit nga ministri”, tha Talevski.
Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, prezantoi raportin si dokument i klasifikuar për atë se çfarë ka treguar deri më tani hetimi për raportimet për bomba të vendosura në shkolla dhe objekte të tjera. Dokumenti është përgatitur me kërkesë të deputetëve të opozitës dhe qeverisë dhe do të prezantohet në seancë të mbyllur të Komisionit për mbrojtje.