Përfundoi viti shkollor, nxënësit shpresojnë t’i hedhin maskat në shtator

Ra zilja e orës së fundit për nxënësit e shkollave fillore. Mësuesja Flutura së bashkë me nxënësit e saj pranë shkollës fillore “Ismail Qemali” në Shkup kanë dëshirë që vitin e ardhshëm shkollor ta fillojnë pa maska dhe distancë.

Marketing

“Shpresoj se shtatorin e ardhshëm të na gjejë të gjithë së bashku me dy grupet, por poashtu të jemi pa maska”, tha Flutura Mihalica – Mësuese.

Ajo thotë që ky vit me pandeminë ka qenë përplot me sfida veçanërisht socializmi i nxënësve.

“Nuk është disponmi dhe atmosfera e punës sikur të ishte koha pa pandemi, sikur tash. Megjithatë ne jemi munduar me të gjitha forcat tona poashtu edhe fëmijët që në suaza të caktuara të arrijmë rezultate sa më të larta”, deklaroi Flutura Mihalica – Mësuese.

Megjithatë në ditën e fundit të vitit shkollor mësueset i përqafonin nxënësit e tyre.

Ministrja e Arsimit Milla Carovska ende nuk e di se a do të kthehen të gjithë nxënësit në bankat shkollore. Ajo thotë se në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Ministrinë e Shëndetësisë, së shpejti do të sjellin vendim se si do të realizohet viti shkollor 2021-2022.

“Ministria e Arsimit, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe Кabineti i Kryeministrit po shqyrtojnë mundësitë për fillimin e vitit shkollor në shtator. Në momentin kur ka informacion zyrtar, ta informojnë publikun. Ajo nuk do të jetë në gusht, por shumë më herët”, tha Milla Carovska ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Ndryshe ky vit shkollor filloi me një muaj vonesë për shkak të situatës me Kovid 19. Mësimi u realizua me model të kombinuar. Shumica e nxënëse mësimin e kanë ndjekur online, ndërsa me prezencë fizike kanë qenë vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën me protokolle të veçanta.

Marketing