Përfundojnë grupet, tashmë gabimet nuk falen / Njihuni me çiftet e 1/8-ave të Euro 2024

Me përfundimin e fazës së grupeve, janë përcaktuar dhe çiftet e fazës së 1/8-ave dhe rrugëtimi që do të ketë çdo ekip për të shkuar në finale.

Marketing

Gjermania, Spanja, Anglia, Austria, Rumania dhe Portugalia i mbyllën grupet e tyre në vendin e parë, ndërsa si vende të dyta u kualifikuan Zvicra, Italia, Danimarka, Franca, Belgjika dhe Turqia. Katër vendet e treta më të mira u shpallën Sllovenia, Holanda, Sllovakia dhe Gjeorgjia.

Tashmë çdo gjë është vendosur, me fazën me eliminim direkt që fillon me 29 qershor.

Zvicër-Itali, Gjermani-Danimarkë dhe Francë-Belgjikë ishin tre çiftet e para që u mësuan, teksa tashmë dihen të gjitha.

Spanja do të ndeshet me Gjeorgjinë, Portugalia me Slloveninë, Rumania me Holandën, Austria me Turqinë dhe Anglia me Sllovakinë.

29 Qershor

Zvicër-Itali (Berlin, 18:00)

Gjermani-Danimarkë (Dortmund, 21:00)

30 Qershor

Angli-Sllovaki (Gelsenkirshen, 18:00)

Spanjë-Gjeorgji (Këln, 21:00)

1 Korrik

Francë-Belgjikë (Dyseldorf, 18:00)

Portugali-Slloveni (Frankfurt, 21:00)

2 Korrik

Rumani-Holandë (Mynih, 18:00)

Austri-Turqi (Leipzig, 21:00)