Ballina Showbiz Përfundon ‘beteja’ në mes të Taynës dhe Rinorit, ky është njoftimi nga...

Përfundon ‘beteja’ në mes të Taynës dhe Rinorit, ky është njoftimi nga dyshja

Prej kohësh në përballje në distancë, duket se drama ka marrë fund mes Taynës dhe Rinor Hykollit.

Marketing

Ata duket se kanë gjetur rrugën e pajtueshmërisë që të mos bllokojnë njëri-tjetrin.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, vetë menaxheri i deri tanishëm i këngëtares.

“Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë dhe si çdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses së bashku. Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment që do vazhdojmë tutje rrugëve tona secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjitha të mirat”, shprehet ai në postim.

Krejt vonë, gjatë kësaj jave, Taynës i ishte hequr projekti nga të gjitha platformat dhe pa specifikuar arsye, bëri të ditur se nuk do jetë pjesë e Alba Festival. 

Exit mobile version