‘Euro 2020’ mbetet vetëm një ëndërr për Kosovën. Maqedonia e Veriut i ka mposhtur 2-1 ‘Dardanët’ dhe do të luftojë me Gjeorgjinë për një biletë në Kampionatin Evropian.
Ëndrra evropiane për Kosovën mbetet vetëm ëndërr. Në gjysmëfinale të play-off, Kosova, që luajti edhe me mungesa të Rrahmanit, Kryeziut, Muriqit e Rashicës, u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut.
Të gjitha golat në stadiumin “Tose Proeski Arena” u shënuan në 45 minutat e pjesës së parë.
‘Dardanët;, pavarësisht mungesave, bën paraqitje vërtet të mirë, por ishin të pafat, pasi e nisën keq takimin duke pranuar autogol në minutën e 16’.
Benjamin Kololli, pa dashje, devijoi goditjen e kundërshtarit dhe topi përfundoi në rrjetën e Aro Muric që nuk ishte në natën e tij më të mirë.
Kosova reagoi dhe barazoi menjëherë rezultatin, në minutën e 29’.
Florent Hadërgjonaj shfrytëzoi një gabim të portierit vendas dhe shënoi për 1-1 një gol shumë të bukur.
Por, Dardanët’ u ndëshkua përsëri, pas 4 minutave, në minutën e 33’, Darko Velkovski realizoi për 2-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Në 45 minutat e pjesës së dytë, Dardanët u munduan, e kërkuan golin e barazimit, Challandes e nisi me ndryshim madje atë pjesë duke inkuadruan Rashanin, më pas hyrën në lojë Lirim Kastrati, Edon Zhegrova dhe më vonë Leart Paqarada, por ishte e pamundur për të bërë diçka më shumë në këtë takim dhe kështu, pas një aventure të mrekullueshme, këtu merr fund ëndrra evropiane për Kosovën.